Tomas Brdariç do të ketë një forcë më shumë për takimin ndaj Skënderbeut që do të luhet nesër në orën 13:00, në “Loro Boriçi”. Me grupin në stërvitje është bashkuar edhe mbrojtësi Eni Imami.
Ai ka kaluar dëmtimin që e mbajti jashtë një muaj dhe është i gatshëm tashmë për ekipin.
Megjithatë, janë të pakta shanset që Imami të rikthehet në formacion, pasi me ndryshimin e skemës, Brdariç e ka fiksuar katërshen e mbrojtjes prej javësh me Gurishtën, Adilin, Shehin dhe Isaevskin.
Performaca e mirë e elbasanasit Shehi e ka kthyer këtë të fundit në një titullar fiks.
Ndërkohë, e vetmja mungesë e sigurt për Vllazninë në ndeshjen me korçarët është ajo e mesfushorit Fjoart Jonuzi, i cili mësohet se ende nuk e ka kaluar dëmtimin që pësoi në Laç.