Opinion nga Lulzim MANI*

E themeluar ne 1919 deri me sot 2012, Vllaznia me 9 tituj kampion dhe 6 here fitues te kupes ka dokumentuar bindshem stemen e saj ne historine e trofeve te futbollit shqiptar.  Nje skuader qe nuk ka nevoje te flitet me teper per historine e saj, sepse nuk ekziston nje person ne te gjitha anet e Shqiperise nese e djek apo jo futbollin te mos  e njohe Vllaznine. Nje emer I madh, me peshe dhe plot respekt per ate c’fare I ka dhuruar jo vetem tifozeve te saj te  zjarrte dhe me te medhenj ne numer ne Shqiperi dhe jashte saj, por te gjithe Shqiperise dhe Shqiptareve  anembane.  Megjithate, a mund te themi qe kjo Vllazni eshte nje rastersi!

Nje skuader futbolli eshte nje ikone e komunitetit qe ajo perfaqeson,  komuniteti vete perfaqesohet nga tradita, kultura dhe historia qe asaj I eshte trasheguar dhe me aq fanatizem eshte ruajtur, ndersa kultura dhe tradita jane  cilesi qe percaktojne nje edukate te caktuar njerezore. Pikerisht, keto cilesi i jane trasheguar thelle popullit Shkodran, sic thote ajo shprehja e vjeter “e kane ne gjak.” Nje komunitet jo rastesisht I etiketuar si qyteti i artit, kultures dhe sportit. E gjitha kjo ka ndodhur dhe ndodhjo vetem sepse e duam artin, kulturen dhe sportin por sepse I kemi dhuruar atyre me qindra perfaqesues dinjitoze ne secilen kategori. Ku sporti, dhe ne vecaneri futbolli jane ajo kategori qe me aq pasion perfaqesojne sensivitetin dhe dashurine qe ky qytet ka me gjithezemer per te.

Ndersa, nje element kryesor dhe shume I rendesishem qe ka ndjekur qe ne themelim  aventuren e saj dhe ka  perbere ushqimin baze te suksesit te saj jane  tifozeria e madhe dhe e zjarrte Shkodrane, ajka e Vllaznise.  Ato qe I kane dhene kuptimin eksistences se saj, ato qe me ushetimat dhe brohoritjet e tyre kane mbushur zemrat e futbollisteve me pasion duke I karikuar ata me energji  dhe dhene domethenie sfides se luajtur ne fushe.  Ato, qe ndoshta lekun e bukes e kane hedhur menjane per te blere nje bilete dhe ndjekur kudo skuadren e tyre te zemres, me shpresen qe kjo sacrifice te kompensohej ne emocionin qe ky sport kaq I dashur per ta do ti dhuronte.

E gjithe kjo,  ndoshta duke u zgjatur pak perben vetem parathenien e asaj per te cilen ky shkrim synon;  por…  percakton domethenien e saj.  Sepse, nga retorika e permendur  me lart, nese kjo Vllazni per te cilen te gjithe e njohim sot eshte nje rastesi! – Kuptojme qe nje gje e tille eshte nje nderthurje perfekte e te gjitha atyre elementeve shkurtimisht te lartpermendur; ku,  perkundrazinuk I ben aspak drejtesi arritjeve te saj dhe cfare Vllaznia duhet ne te vertete te kishte ne librin e saj te sukseseve…  93 vjet jete, vetem 9 here kampion, nje koeficient 1/10 me skuadrat e tjera, gje qe me matematike nuk na nxjerr aspak me mire se 10 skuadrat e tjera kryesore te kampionatit, pamvaresisht se historia flet ndryshe.I bie qe c’do dekade te dalim kampion nje here vetem nder 10 skuadrat qe kane marre pjese deri tani. Perfaqeson kjo ate qe  Vllaznia duhet ne te vertet te perfaqesoje! Eshte ky, apsirimi real qe Vllaznia duhet te kete, per vete, per te gjithe Shkodren dhe per te gjithe Shqiperine?

Shkodra, ne gjirin e saj permban  energji te pashtershme elementi baze per nje skuader futbolli qe duhet te aspiroje suskese te pervitshme, dhe jo te caloje ne superlige si nje mbretereshe pa kurore.  Cdo tifoz dhe madje njeri I thjeshte e kupton qe “fakti” me “imagjinaren” jane dy pole te kunderta qe po terheqin zvarre  kete skuader futbolli, aq me teper nje qytet te tere. Sepse, “Fakt” ne 10 vjet ka dale vetem nje here kampion(ne 2001) dhe “imagjinate” ku drejtuesit na ushqejne me enderra te bukura nate me hene per nje Vllazni pretendente. “Fakt” ku ne 4 vjet jane nderruar me shume se 7 trajnere dhe staf teknik, ndersa administratori klubit asnjehere!  “Imagjinate” c’do trajner qe e merr deklaron fuqishem pretendimet e tij, qe pastaj deshtojne dhe  tresin si kripa ne uje. “Fakt” ku gjaku shkodran shitet tek skuadrat e tjera duke I nxjerre ato kampione ose pretendente te denje, ndersa zevendesohen me lojtare mercenare te huaj qe nuk vlejne as sa gjysma e tyre, dhe se Vllaznia eshte kthyer ne nje vegel e injorances, arrogances dhe korrupsionit  te disa individeve qe e mbajne peng ate per perfitime te veta personale. “Imagjinate” per cdo vit do shohim nje Vllazni potente dhe kampione!

Zhvillime te shumta kane ndodhur bujshem, por asnjera  nuk ka rrezultuar ne te mire te Vllaznise. Perkundrazi, imazhi i saj po lekundet dukshem ne arenen Shkodrane, madje duke shkuar me larg ne ate kombetare dhe nderkombetare.  Drejtuesit e rinj qe ne fakt jane kryetari dhe anetare te bashkise se Shkodres, duhet te kuptojne se titulli “president klubi” nuk I takon ligjerisht dhe moralisht atyre.Mos te harrojne se ato para qe po hidhen per Vllaznine vijne nga taksapaguesit Shkodrane dhe jo si investim I tyre personal ne nje SH.A, sic normalisht nje SH.A duhet te funksionoje.  Ne themel, ne qofte se nje entitet kthehet ne nje SH.A duhet qe aksionet te vihen ne shitje, dhe kushdo qe do I bleje ato do ta kuptoje qe e vetmja menyre per te perfituar nga investimi I tyre eshte te ktheje tifozet ne stadium per te vjelur te ardhurat, por qe tifozet te kthehen ne stadium ato duhet te bindin ne rrezultat dhe performance, dicka qe patjeter do ta benin, per te miren e skuadres, se vetes se tyre dhe me e rendesishmja asaj te tifozeve dhe te qytetit qe ajo perfaqeson. Ndersa, ato, duhet te kujtohen se jane perkohesisht ne ate post te bashkise, dhe se jane aty sepse vete populli I Shkodres ka vendosur qe ato te jene aty, dhe jane aty per te vetmin qellim, ate te perfaqesimit ne interest te ketij populli. Dhe, meqenese kujdesi ekonomik le per te deshiruar, per te mos thene ekziston vetem si nje syrum I vaget per te mbajtur gjalle me pikatore shpirtrat e shume te papuneve Shkodrane. Atehere, perderisa Vllaznia eshte sot nen drejtimin e tyre, ato duhet me te gjitha forcat te rimekembin dhe tja rikthejne ate Shkodraneve, ne vendin ku realisht I takon, ate kampion.  Dhe, ne qofte se ato nuk jane ne gjendje ta bejne ate, atehere te dorezojne celesat. Sikurse trajnerat qe nuk “performuan” dhe ishin ne varesi te tyre u shkarkuan, ashtu edhe ata duhet ta dine se jane ne varesi te popullit dhe se populli e ka mandatin e pa diskutueshem ti shkarkoje ato vete, po per te njejten arsye.  Ekonomia ka qene dhe eshte  barometri I performances se tyre, dhe ato kane deshtuar  rregullisht per kete, dhe nese deshtojne dhe per Vllaznine, atehere ato kane deshtuar nje qytet te tere dhe e kane hedhur ate ne gjunje duke e zhveshur nga gjithcka qe ai simbolizon.

Popullit te shkodres, mund ti privosh shume gjera dhe nuk revoltohet lehte,  por popullit te Shkodres nuk mund ti privosh artin, kulturen dhe sportin. Sepse, vete demokracia ne bazeperben  shpirtin e lire, dhe  ne e fituam demokracine, fituam dhe te drejten e fjales se lire; por do thoni ju!Qe do ate kur askush s’ta ve veshin?Ama, kur flitet per futboll, ai eshte I vetmi shtegtim i mbetur per te shprehur shpirtin e lire, atje ku dikush e manifeston me shpresen se thirrja e tij do degjohet. Pikerisht aty populli  I Shkodres nuk duron me, sepse Vllaznia perfaqeson ata vete, dhe ata vete nuk mund ti perkembesh me, sepse ata meritojne me shume, meritojne rikthimin e tyre ne shkallet e stadiumit, meritojne respekt, meritojne vemendjen e duhur, meritojne  dhuraten me te madhe qe mund ti japesh ndonjehere, ate te titullit kampion. Sepse, Vllaznia, eshte nje mbretereshe e futbollit Shqiptar, dhe si e tille duhet qe kurora e humbur ti kthehet pas shume kohesh,  dhete perfundoje aty ku ajo e ka destinacionin e saj, ne Shkoder. Populli I Shkodres kerkon qe ti kthehet ajo Vllazni, per te cilin vete emri I saj perfaqeson – qe kaq familiar dhe I perzemert tingellon per cdo Shkodran, ku me gjithe deshiren e shpirtit deshiron qe ti rikthehet  edhe nje here buzeqeshja dhe te perjetoje emocionet qe vetem ajo di ti dhuroje. Prandaj, me gjithe kuptimin e plote te fjales, “kthejani Vllaznine, Shkodres.”

*Sportdashës shkodran, jeton në Bronx, USA