Para ndeshjes kundër Gironas, në konferencën për shtyp ishte trajneri i Real Madrid, Anceloti.
Ky i fundit u ngacmua nga gazetarët se çfarë mendon mbi faktin se Lionel Mesi po afrohet gjithmonë e më tepër me rikthimin te Barcelona.
Por tekniku i madrilenëve ka kthyer një përgjigje paksa befasuese.
“Mesi mund të bëjë çfarë të dojë, Barcelona gjithashtu. Ky nuk është problemi im”, tha Anceloti.