Nëna është gjëja më e shenjtë e një njeriu dhe këtë nuk e diskuton askush.Se gjitha sukseset duhet dedikuar nënave e di mirë edhe qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.
Mbrojtësi prishtinas ka qenë i jashtëzakonshëm mbrëmjen e së dielës ku për mrekulli ruajti yllin botëror Robert Lewandowskin në fitoren e Shqipërisë 2-0 ndaj Polonisë.
Ismajli së bashku me Gjimshitin ishin të pakalueshëm në mbrojtje dhe kanë krijuar një tandem të jashtëzakonshëm te Kombëtarja shqiptare.Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, qendërmbrojtësi shqiptar ka bërë një gjest për tu duartrokitur.
26-vjeçari vrapoi drejt tribunave ku ishte prezent familja e tij, derisa ka përqafuar nënën e tij për t’ia dedikuar suksesin asaj që e ka rritur, edukuar dhe shkolluar.Një gjest i jashtëzakonshëm nga Ardian Ismajli derisa video në fjalë është duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë.
Kujtojmë që njësoj si Ismajli kishin vepruar edhe futbollistët maroken në Kampionatin Botëror ku pas çdo fitore shkonin dhe përqafonin nënat e tyre në shenjë dashurie dhe falënderimi për sakrificat që kanë bërë. /Telegrafi/