Lazio kërkon të afrojë edhe një tjetër portier në ekip dhe më parë emrat e Marco Sportiello dhe Mariano Andujar janë lakuar më së shumti.

Iker Casilla-s gjithashtu është përmendur, por së fundmi në skenë ka dalë është një tjetër portier.

Corriere dello Sport raporton se në listën e drejtorit sportiv Igli Tare është emri i Silvio Proto, i cili është edhe një vit nën kontratë me grekët e Olympiakos.

Belgu, tashmë 35 vjeç, ka një eksperiencë të madhe, teksa ka arritur të fitojë pesë herë titullin kampion, 6 herë Superkuën dhe dy herë Kupën.

Afrimi i Proto thuhet se bëhet për të ndihmuar Strakoshën për t’u rritur më shumë pas largimit të Marcheti-t.

Por në Itali nuk e përjashtojnë mundësinë që te Lazio të jenë duke menduar për pasuesin e portierit të kombëtares, për të cilin nuk mungojnë ofertat, madje është raportuar se Liverpool mund ta blejë për 30 milionë euro.

HYSAJ – Me ardhjen e Ancelotti-t në krye të Napolit situata për mbrojtësin shkodran ka ndryshuar shumë.

Tekniku italian duket se ka plane të afrojë tjetër lojtarë për linjën e djathtë, ndërkohë që për Hysajn janë disa klube që mund të paguajnë klauzolën prej 50 milionë eurosh për të përfituar shërbimet e tij.

Vrasljkos është emri më i lakuar dhe mund të blihet për shumën e 25 milionë eurove nga Atletico Madrid.

Matteo Darmian është një tjetër kandidaturë, kurse i fundit që po tentohet është Stefan Lainer i Salzburg. Futbollsiti 25-vjeçar është pjesë e Austrisë dhe tani e duan në Serie A.

Gjithë këto zëra merkatoje lënë të kuptohet, që si për Hysajn, ashtu edhe për Strakoshën, diçka po “gatuhet” gjatë kësaj periudhe. /EDS/