Prej ditësh, skandali ka përfshirë Federatën e Peshëngritjes, pasi shpërblimet e dhëna nga Ministria e Sportit nuk dihet ku kanë përfunduar. Reagimi i Briken Caljes në faqen e tij është i qartë që, paratë nuk kanë kaluar në llogarinë e tij.

Ministria i ka derdhur në arkat e Federatës, por më pas… Kështu, lind pyetja ku u zhdukën lekët e Briken Caljes?

Në fakt, sa nuk është vonë, duhet të nisë një hetim për të parë se çfarë ka ndodhur me paratë e Briken Caljes. Megjithatë, së shpejti mund të zbardhet e vërteta, se ku janë paratë e medaljeve të arta të një prej sportistëve më të suksesshëm të historisë së sportit shqiptar.

Ne Shqiperi eshte nje problem shume i madh sepse parate e fituara nga sportistet si rrjedhoje e sukseseve te tyre, asnjehere nuk kane perfunduar ne kohen e duhur dhe ne vleren e duhure tek ata.
Maringlen ZHIVANI