Vllaznia barazoi 1-1 dje përballë Craiovas. Goli i rumunëve erdhi në pjesë të parë nga penalltia, ndërsa Vllaznia reagoi gjatë pjesës së dytë duke vendosur balancat.

Kjo sfidë në “Loro Boriçi” tregoi se ekzistojnë mundësitë për t’u kualifikuar, pavarësisht diferencave që ka Craiova në disa aspekte, si ai financiar. Për të kapur turin e tretë të Conference League, kuqeblutë duhet të tregojnë më të mirën në Rumani, ku do luhet sfida e kthimit.

Për këtë ka postuar në rrjetet sociale Erdenis Gurishta. Kapiteni i ekipit prek atmosferën e krijuar nga tifozëria e shumtë, ndërsa e mbyll duke thënë që asgjë nuk është e pamundur./newsport/

“Ndeshja e parë ne shtepi per sezonin e ri.

Atmosfere e mrekullushme qe vetem tifozeria shkodrane ta ofron.

Asgje nuk eshte e pamundur per ate qe eshte i gatshem te perballet me cdo veshtiresi!

Shifemi ne Craiove”, shkruan mbrojtësi i djathtë. Kujtojmë që ndeshja e kthimit luhet më 28 korrik ora 19:30.