Kualifikimi I klubeve shqiptare për në raundin e dytë të Europa League dhe paraqitja fantastike e futbollit shqiptare, ka bërë që legjenda e futbollit shqiptar dhe Flamurtarit, Vasil Ruci të bëjë një thirrje drejtuar presidentëve, duke kërkuar që të vlerësojnë trajnerët duke I dhënë kohë me kontrata afatgjata.
Vasil Ruci nëpërmjet rrjeteve sociale tregon se klubet shqiptare pësojnë oshilacione në verë duke tentuar një korrigjim, ndërsa të parët që e pësojnë janë trajnerët. Vetë fakti I kualifikimit dhe lënies së trajnerëve të bëjnë punën e tyre, ka sjellë këtë sukses dhe sipas Rucit presidentët duhet t’u besojnë projekte afatgjate trajnerëve, që këtë verë kanë pasur sukses në Europë.
“Ekipet shqiptare janë ekipe të brishta dhe në merkaton verore synojnë të korigjohen dhe gjatë rrugëtimit të tyre do ketë oshilacione. Në këto raste goditjen e parë e marrin trajnerët të cilët ishin pjesë e madhe e suksesit të kësaj vere”, thotë Ruci.
Reagimi I plotë:
Urime te gjithe klubeve shqiptare per kalimin e turit. Padyshim qe merita eshte e te gjitheve, lojtareve, stafit dhe presidenteve. Ekipet shqiptare jane ekipe te brishta dhe ne merkaton verore synojne te korigjohen dhe gjate rrugetimit te tyre do kete oshilacione.
Ne keto raste goditjen e pare e marrin trajneret te cilet ishin pjese e madhe e suksesit te kesaj vere. TE DASHUR PRESIDENTE! Ju lutem konfirmoni trajneret minimumi per dy vjet. U jepni kohe. Do jete per te miren tuaj, te klubeve dhe futbollit shqiptar./newsport/