Pasditen e sotme jane mesuar edhe dy emrat e tjere te ekipeve kundershtare te mundshme te Vllaznise ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes. Perpos tyre ne 16-she jane edhe Lioni qe eshte kampionia e Europes ne fuqi ne futboll per femra. Wolfsburg, Chelsea dhe Barcelona jane skuadrat kampioneve te tre vendeve qe kryesojne rang-listen europiane, pikerisht te Gjermanise, Anglise dhe Spanjes. Keto 4 skuadra jane kualifikuar direkt per ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League” sivjet dhe do jene koka grupesh ne 1/16 e ketij kompeticioni.

10 te tjerat, mes te cilave edhe Vllaznia, jane kualifikuar diten e djeshme per ne kete tur dhe ketu behet fjale per ekipe si Arsenal (Angli), Benfica (Portugali), Juventus (Itali), Paris Saint-Germain (France), Real Madrid (Spanje), Rosengård (Suedi), Slavia Praha (Çeki), St. Pölten (Austri) dhe Zürich (Zvicer). Duke u shtuar edhe Bayern dhe Roma, ne kete menyre eshte plotesuar 16-shja qe do te jete ne fazen e grupeve.

Ekipi shkodran do te mesoje pikerisht te henen me 3 tetor ne oren 13.00 emrat e ekipeve kundershtare pikerisht ne shortin qe do te hidhet ne Nion te Zvicres. Natyrisht qe nuk mund te kete preferenca ne emrat e kundershtareve te mundshem sepse kuptohet qe Vllaznia eshte skuadra me me pak emer ne mes 16 pjesmarreseve.

Megjithate, drejtuesit kuqeblu jane duke pritur shortin per te dale pastaj edhe me objektivin real te ekipit ne fazen e grupeve. Presidenti Matija e ka shprehur edhe dje menjehere pas kualifikimit se ne kete faze ekipi nuk do te jete thjesht pjesmarres.

Kjo nuk do te thote se Vllaznia do hyje me objektivin per te shkuar ne 8-she sepse kjo mund te jete e pamundur ngaqe perballe do te kete ekipe me buxhete shume here me te medha se ajo, megjithate, nuk do largohet pa e thene fjalen e saj si duhet ne kete kompeticion. E rendesishme eshte qe ajo do te luaje edhe 6 ndeshje te tjera ne Ligen e Kampioneve.

Ne Shkoder eshte e sigurte qe do te vijne 3 skuadra te njohura te Europes dhe kjo padyshim qe eshte nje bonus i madh per Shkodren dhe Shqiperine. Mund te jene edhe Lion, edhe Wolfsburgu, edhe Barcelona apo Chelsea, ashtu si Reali, Juventusi, Paris SG, Roma etj. Kujtojme qe ndeshja e pare do te luhet me 19 ose 20 tetor./SHKODRA-SPORT.COM/