Gabime, kritika, akuza, fjale dhe vetem fjale. Humbja e Vllaznise sot ndaj Tiranes “ka djegur” jo pak dhe ne Shkoder nuk e kane pritur mire ate.

Por ne fakt, shumekush duket se harron se skuadra edhe pas javes se 21-te eshte serish ne vend te pare. Ndonese tashme me vetem tre pike me shume se ndjekesja me e afert.

Megjithate, Vllaznia eshte serish e para. Kjo do te thote se kritikat, akuzat dhe ofendimet duhen ndalur. Asgje nuk ka perfunduar dhe te merkuren skuadra do te udhetoje drejt Durresit per te luajtur ndeshjen e rradhes ndaj Teutes.

Nje fitore atje mund t’i rregulloje te gjitha. Por a mund te fitoje ky ekip? Nese i referohemi ndeshjeve te fundit, ndoshta shumekush mendon qe jo, por keta futbolliste kane treguar se dine te luajne edhe ndryshe.

Dine te luajne bukur aq sa bene te gjithe Shqiperine te fliste mire per ta. Mund te ndodhe te luajne serish ashtu. Keta djem kane nevoje per mbeshtetje. Tifozet kete kane per detyre sepse eshte vertete bukur te festojme te gjithe bashke kur Vllaznia fiton, por duhet te jene te gjithe bashke edhe kur humbet./SHKODRA-SPORT.COM/