Ish- futbollisti dhe ish- administratori i KF Vllaznia Kujtim Shaba ka hedhur kandidaturen per nje post te rendesishem, ate te kryetarit te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder.

I propozuar nga tre anetare te kesaj Shoqate, ai do te konkurroje diten e hene perballe Lazer Matijes per te synuar fitoren dhe zgjedhjen ne kete post te rendesishem.

Vete Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar nje organizim ndryshe te ketyre Shoqatave Rajonale duke u krijuar atyre me shume pavaresi dhe si rrjedhoje, posti i kryetarit duket se do te jete i rendesishem.

Shaba eshte i mendimit se me pervojen qe ka ne futboll prej shume vitesh, si futbollist ne rradhe te pare, me pas si trajner, drejtues akademia apo dhe administrator klubi, do te jete ne gjendje te ndryshoje shume gjera ne futbollin amator ne Zonen e Shkodres.

Megjithate çdo gje do te vendoset ne zgjedhjet e se henes nese ai do te shpallet apo jo fitues. Ne dore e kane shoqatat dhe klubet sportive qe kane te drejte te votojne ne keto zgjedhje./SHKODRA-SPORT.COM/