Edhe pse duhet disa ditë për t’u mbyllur faza e dytë e Kategorisë Superiore, Kukësi është duke menduar seriozisht për merkaton. Skuadra verilindore ka arritur të sigurojë shërbimet e fantazistit të Luftëtarit, Eduart Rroca.
“Panorama Sport” mëson se klubet kanë arritur akordin në parim, teksa në ditët e ardhshme, pritet të bëhen edhe derdhjet e parave.Afro 50 mijë euro mësohet të jetë shuma që klubi i Kukësit do të paguajë për kartonin e Rrocës.
Kujtojmë që për 25-vjeçarin, shfaqën interes edhe Partizani me Skënderbeun, por mesa duket oferta e verilindorëve ka qenë më bindëse. Me afrimin e Rrocës, skuadra e Cungut, do të zgjidhte kështu problemet në repartin e mesfushës.
Presidenti Gjici ne fakt e paralajmeroi keta afrim pak dite me pare kur deklaroi se Kukesi nuk do te priste janarin per nisjen e merkatos dhe kete e konkretizoi me afrimin e Rroces.