Kukësi “pa frena” në ditën e fundit të merkatos. Verilindorët e drejtuar nga trajneri Alfred Allamani, kanë federuar në ditën e fundit të merkatos së janarit, plot 5 futbollistë. Një nga më të spikaturit është padyshim braziliani Xhekson Ferreira.

33-vjeçari ka arritur të lerë gjurme në elitën e futbollit shqiptar, me Luftëtarin dhe Teutën. Me durrsakët ai arriti të shpallej edhe kampion, ndërkohë që tashmë do të tentojë të bëjë mirë te Kukësi në Kategorinë e Parë.  

Me ekipin e Allamanit, janë bashkuar gjithashtu, talenti 17-vjeçar Oniks Grezda nga radhët e moshave të Skënderbeut, sulmuesi 21-vjeçar nigerian, Kristian Egbutudike, portieri 19 vjeçar nigerian Oriola Samuel Femi si dhe mbrojtësi 21 vjeçar nga Kepi i Gjelbër, Oliver Thomas Nguesan.