Dy ndeshje në Shkodër dhe po kaq barazime pa gola në Champions. Kukësi mendon të braktisë stadiumin “Loro Boriçi“.

Gazeta mëson ekskluzivisht se klubi verior ka njoftuar dje UEFA-n, që ndeshja e kthimit ndaj Torpedo Kutaisit, e vlefshme për turin e tretë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena“.

Kjo është miratuar nga UEFA, pasi stadiumi i Elbasanit i plotëson të gjitha kushtet, madje për të pritur ndeshje edhe të grupeve në Ligën e Kampioneve. Kukësi-Torpedo do të luhet më 16 gusht ora 19:00 në Elbasan.

Gjithsesi, më parë pritet të zhvillohet ndeshja në Gjeorgji, e parashikuar për më 9 gusht, ora 19:00.

Edhe Kukesi gradualisht po iken nga ky stadium, kombetarja po e po ka kohe qe nuk e preferon me Shkodren dhe kesisoj i bie qe investimi i bere, te mos sherbeje per asgje.