Kukësi ka regjistruar sot fitoren e parë në këtë sezon në Superiore, teksa ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë përballë Skënderbeut.

Verilindorët ishin skuadra e vetme pa pikë në këtë edicion, por kanë treguar se mund të thonë edhe ata fjalën e tyre teksa u mbrojtën mirë përballë korçarëve dhe më pas thumbuan pikërisht në momentin më të mirë të vendasve.

Një supergol i Reçit me një gjuajtje nga distanca, vendosi fatin e kësaj sfide, pasi në vijimin e saj Kukësi u mbrojt i organizuar dhe ia doli të administronte mirë situatat.

Kështu, mori fitoren e parë, duke kthyer me këmbë në tokë Skënderbeun i cili në javët e para të këtij edicioni e shihte veten edhe si kryesues.

SKËNDERBEU-KUKËSI 0-1
29′ Reçi