Kukesi dhe Dinamo City kane ndare nga nje pike ne ballafaqimin mes tyre luajtur pasditen e sotme ne “Kukes Arena”. Ne fund te 90 minutave te kesaj perballje gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.
Ndeshja ne fakt nuk eshte ngjitur ne nivelin qe pritej. Megjithate rastet dhe mundesite per te shenuar nuk u kane munguar te dy ekipeve. Per kukesianet ka qene Reçi i cili ne minuten e 58-te provoi me kokë, por tentativa e tij nuk u konkretizua sepse topi përplaset në traversë.
Nderkohe ne minuten e 76-te Zabergja shkëputet në të djathtën dhe shfaqet i vetëm para portës, duke mposhtur Tafas. Por vijërojtësi e sinjalizon në pozicion jashtë loje dhe më pas edhe VAR-i e konfirmon.
Perpjekjet vijuan deri ne fund, por ndeshja nuk prodhoi gol as ne 4 minutat e shteses te akorduara nga arbitri Enea Jorgji dhe ne kete menyre i gjithe takimi u mbyll ne shifrat e barabarta 0-0.
Me piken e marre sot Kukesi eshte ngjitur ne kuoten e 14 pikeve, ndersa Dinamo City me 12 pike eshte e parafundit ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/
KUKËSI: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi, Fejzaj, Sahitaj, Salami, Domi, Beshiraj, La Torre. Trajner: Stavri Nica
DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Allmuça, Zabërgja, Mija, Lorran, L. Vila, Denison, Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti