Krize portieresh ne kampionatin shqiptar dhe per rrjedhoje te gjithe ekipet jane vene ne levizje per te gjetur ruajtesit e duhur te katerkendeshave te tyre.
Kuptohet qe per portiere cilesore dhe qe nuk jane nen kontrate me ekipet e tyre, ofertat gjate kesaj periudhe nuk kane munguar dhe keshtu duket se po ndodh edhe me portierin e Vllaznise Alen Sherri.
Oferta e pare e mberritur ne adrese te tij ka qene ajo e Kastriotit para disa kohesh por 22 vjeçari shkodran mesa duket e ka refuzuar ate. Me pas ka qene Laçi qe ka shprehur interes ngaqe deshiron te gjeje zevendesuesin e Stazhilles.
Por jo vetem kaq. Edhe Kukesi mesohet se se fundi deshiron ta kete ate ne porte per sezonin e ri dhe kesisoj ka nisur tratativat me te. Ne kete menyre duket se kjo vere ka per te qene “e nxehte” per Sherrin.
Nga ana tjeter, nga Vllaznia nga sa mesohet ende nuk ka asnje kontakt me te. Portierit i ka mbaruar kontrata ekzistuese dhe per te vijuar bashkepunimin duhet te bisedojne per shifrat e reja por kjo nuk ka ndodhur. Ne kete mes, 22 vjeçari shtatelarte po studion me kujdes gjithe ofertat e tjera.
www.shkodrasport.com