Mustapha Salami dhe Kukësi duket se kanë nisur një “luftë” mes tyre. Lojtari me shumë gjasa do të largohet nga Kukësi, pasi në drejtim të tij ka disa oferta, të cilat drejtuesit verilindorë ende nuk kanë vendosur për to.

Lojtari ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2025 dhe 22-vjeçari dëshiron largimin drejt një tjetër ekipi. Për diçka të tillë, Salami ka bërë shkresë në FSHF që të mund të tërheqë dokumentacionin dhe të largohet nga Kukësi.

Madje lojtari pretendon se për shkak të pagave të padhëna, duhet të dalë lojtar i lirë dhe në këtë mënyrë Kukësi rrezikon të mos përfitojë asgjë nga largimi i tij.

Kujtojmë se për Salamin ka oferta nga Partizani dhe Bnei Yehuda. Të dy ekipet bëhet me dije se kanë ofruar nga 100 mijë euro për shërbimet e 22-vjeçarit, por mbetet të presim në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë, teksa situata ka përfunduar në “duart” e FSHF-së.