Kukësi vjen pas tri ndeshjesh pa fitore në kampionat, ku nga nëntë pikë të mundshme ka marrë vetëm një.
Këto rezultate e kanë nxjerrë skuadrën jashtë luftës për të pretenduar Europën dhe nga ana tjetër, kanë vënë në rrezik serioz mbijetesën. Për këtë arsye, ndeshja e radhës me Vllazninë shihet si tepër e rëndësishme për të rikthyer përkohësisht qetësinë në skuadër. Edhe pse ndaj kuqebluve Kukësi vjen pas një bilanci tejet negativ, ku në të tria takimet këtë sezon ka dalë i mundur, verilindorët shpresojnë të bëjnë një kthesë në rezultate.
DRAGOSHI Sipas mbrojtësit Redon Dragoshi, Kukësi ka treguar se di ta bëjë kthesën dhe me ngrohtësinë e tifozëve do të dinë të dalin nga kjo situatë. Në një prononcim për “Panorama Sport” ai pohon se bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme, ku duhet të marrin maksimumin.
“Mendoj se është momenti i kthesës. E kemi treguar edhe më herët se dimë të reagojmë edhe kur skuadra nuk ka pasur vazhdimësi. Me Vllazninë pa dyshim është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe duke qenë se luajmë në shtëpinë tonë, kemi një motiv më shumë për të fituar. Aty kemi pasur dhe besoj se do të kemi edhe ngrohtësinë e tifozëve”, u shpreh fillimisht për gazetën mbrojtësi i Kukësit, i cili ka besim se do ta kalojnë me sukses këtë ndeshje.
SITUATA Në lidhje me situatën që po kalon Kukësi, ku ka vënë në rrezik edhe mbijetesën, Dragoshi beson se me kualitetet dhe frymën që ka në skuadër nuk do ta vënë në diskutim.
“Është një rrezik, por duke parë kualitetin që kemi në ekip dhe frymën e mirë të trajnerit Hallaçi, mendoj se dotë dalim shumë shpejt nga kjosituatë”, vijoi më tej mbrojtësi. Sa i përket kampionatit në tërësi, ai mendon se bëhet fjalë për një sezon mjaft interesant, me shumë ngjeshje skuadrash. Sipas tij, me një ecuri të mirë ndeshjesh mund të ngjitesh shumë pozicione dhe e kundërta.
“Ky kampionat është bërë shumë interesant. Me një ose dyfitore kthehesh në garë për Europën. E kundërta ndodh nëse humbet, pasi rrezikon mbijetesën”, përfundoi prononcimine tij për gazetën mbrojtësi i Kukësit, i cili me uljen e Hallaçit në stol ka fituar më shumëbesim dhe një fanellë titullari
.
Mbrojtësi i djathtë ka luajtur në 11 ndeshje në këtë sezon në Kategorinë Superiore, teksa numëron edhe katër paraqitje në Kupën e Shqipërisë. Ai po luan sezonin e tij të tretë me fanellëne Kukësit. Dragoshi është produkti akademive të Dinamos dhe Tiranën, teksa si profesionist kaluajtur edhe me Erzenin dheLuftëtarin, ku ra më së shumtinë sy./PANORAMA-SPORT/