Ka përfunduar me triumfin 2-1 të Kukësit, finalja e Kupës së Shqipërisë mes skuadrës verilindore dhe bardhebluve të Tiranës.
Golat e Shkurtajt dhe Rexhinaldos, i siguruan trofeun skuadrës së trajnerit Ernest Gjoka, ndërkohë që Ngo shënoi për kryeqytetasit.
Duhet theksuar se pjesa e parë u dominua nga kuksianët, ndërkohë që në të dytën, Tirana fitoi terren duke rrezikuar ndjeshëm portën e Frashërit, madje arriti ta barazonte sfidën. Por në fund ishte skuadra e Gjokës ajo që festoi.
Kujtojmë që ky triumf në Kupën e Shqipërisë, ishte i dyti në historinë e skuadrës së Kukësit, ndërkohë që Tirana e mbyll me humbje këtë sezon të dështuar.
KUKËSI-TIRANA 2-1
Shkurtaj 4′, Rexhinaldo 78′ / Ngo 67′