Opinion nga Pjerin Mirdita
Kukesi?! Kush?! Ishte kjo pyetja me e perdorur pak a shume nje vit me pare gjate veres dhe ne prag te fillimit te sezonit te ri.Nje ekip i ri ishte ngjitur ne Superlige.Nje qytet i ri iu shtua hartes futbollistike te vendit.Kukesi, i cili me futbollin e madh pak kishte te bente, do te fillonte qe atehere te hidhte hapat e sigurte drejt nje endrre te madhe futbollistike, qe per hir te se vertetes vazhdon akoma edhe sot e kesaj dite. Po si lindi ky ekip? Ishte pasioni dhe kembengulja e nje bisnesmeni te ndershem si Safet Gjici, i cili mblodhi rreth vetes njerez dhe profesioniste te vertete dhe me dashamiresine me te madhe dhe pa kursyer milionat, ndertoi nje stadium nga hiçi duke i dhene keshtu krahe projektit te tij.Mes shume emrash trajner zgjodhi Armando Cungun, nje djale i ri shkodran edhe ai ne hapat e pare ashtu si vete Kukesi i futbollit.Djale punetor, i rezervuar dhe modern (jo vetem ne veshje, por edhe ide dhe metoda).Stafin e zgjodhi shkodran, te pavdekshmin Esat Rrakiqi dhe Avenir Danin si trajner portieresh, i cili edhe pse u largua pak para kohe, la pas nje portier qe sot e ka zili gjithe Shqiperia.Pas nje faze pergatitore te mire dhe nje grupi sportistesh te zgjedhur ne baze te aftesive dhe jo rekomamdimeve, Kukesi ishte gati per fillimin e sezonit.Gjici, presidenti pasionant deklaroi ne fillim te turneut qe synonte minimumi kupat e Europes.Shume kush e qeshi dhe shume te tjere madje u tallen. Pastaj pas tri ndeshjeve te para, ndoshta edhe vete Gjici mendoi se Europa do ishte larg, por keshtu nuk menduan as stafi dhe as lojtaret.Keshtu pas nje galopimi te sukseshem dhe nje ecurie per tu mbajtur mend, ja qe Europa trokiti ne dere te Kukesit.Profecia e Gjicit u plotesua.Ekipi qe para nje viti baltosej ne fushat e Kategorise se Pare, kishte mundesine e arte te shpaloste vlerat ne stadiumet moderne Europiane.Kukesi ne Europe u be si i shtepise, me nje futboll modern, cinik dhe mbi te gjitha te ndershem arriti ketu, ku te gjithe enderronim nje dite qe nje ekip shqiptar te arrinte.Emocionet pershkuan te gjithe ne,te cilet ndoshta kete stine te nxehte jemi ndjere pak kukesiane.E meriton presidenti i ekipit, i pari qe besoi, e meriton Cungu, Starova, Rrakiqi e gjithe çunat nga kapiteni e deri te magazinieri me i fundit i stadiumit “Zeqir Ymeri”.Ky eshte futbolli, nje ndjenje dhe nje sport i patjetersueshem, nje vlere dhe nje pasqyre e paster e nje vendi karshi te medhenjve.Mbi te gjitha tregoi edhe nje here,se topi vazhdon te jete i rrumbullaket dhe para tij te gjithe jane njelloj.Endrra vazhdon dhe tani vjen dhe pjesa me e bukur.Kukesi duhet te jete krenar per vete, ashtu siç gjithe Shqiperia krenohet me te.Ka ngelur nje ndeshje larg grupeve te Europa League, sido qe ajo te shkoje Kukesi ka bere magjine duke arritur deri ketu, por nqs ajo kalohet atehere te gjitheve na duhet pak kohe te kuptojme se çfare ka bere ky ekip.Nje gje eshte e sigurte,nuk ka pushime vere, ndoshta dimri per to do jete vera e munguar.
P.S Nje falenderim i veçante shkon per televizionet shqiptare dhe platformat e tyre, te cilet me kronikat e tyre 40 sekondeshe na e sollen ecurine e ekipit tone prane shtepive tona.