Kukësi ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Skënderbeun në javën e 16 të Kategorisë Superiore, duke e barazuar në këtë mënyrë me pikë. Të dyja skuadrat, gjenden në kuotën e 30 pikëve dhe renditen në vendin e dytë e të tretë.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne Kamez, eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh te te dy ekipeve. Pjesa e pare, pavaresisht rasteve te krijuara, nuk dhuroi gol.

Por nderkohe goli i shënuar nga Kordeiro në pjesën e dytë me anë të një penalltie, ka mjaftuar për Kukësin për t’i dhënë këtë 3 pikësh në një ndeshje mjaft të vështirë, ku si rrallë herë këtë sezon, kanë pasur edhe mbështetjen e tifozerisë.

Ndeshjen e radhës, Kukësi luan në kryeqytet ndaj Partizanit, ndërsa Skënderbeu pret Luftëtarin. Duket se edhe pas humbjes se sotme, Skenderbeu do te filloje te leshoje ne renditje dhe rivali i vetem i Partizanit, mund te jete Kukesi.