Kukesi i sezonit te ri do te jete totalisht ndryshe nga ai i sezonit te kaluar kur drejtohej nga Diego Longo. Ardhja e Skender Geges ne krye te tij, ka bere qe te largohet thuajse gjysma e ekipit dhe pak minuta me pare, vete klubi ka njoftuar largimin e rradhes.

Kukësi dhe Zenel Gavazaj kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin pas dy sezoneve. 22 vjeçari nga Prizreni ka dalë nga Liria e Prizrenit, ndërsa ka provuar të luajë edhe me Skënderbeun dhe U-19 e Shqipërisë.

Verilindorët shpjegojnë se sulmuesi anësor kërkonte më shumë minuta, andaj palët janë ndarë me konsensus. Ky është largimi i 11 në këtë merkato verore për Kukësin.

Njoftimi:

FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Zenel Gavazaj. 22-vjeçari nga Zhuri për shkak të mungesës së minutave, ka kërkuar nga klubi dokumentacionin për të provuar një aventurë të re dhe klubi e ka mirëkuptuar kërkesën e futbollistit.

Gavazaj u transferua si lojtar i lirë te Kukësi në sezonin 2020-2021 duke u aktivizuar në kampionat ku ka shënuar një gol dhe në Europa League, duke ndihmuar me një asist. Kukësi e falënderon Gavazajn për kontributin e dhënë dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij.