Kukësi i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Lugën e Europës duke u eliminuar, edhe pse ka fituar ndeshjen e kthimit kundër Torpedo Kutaisi në “Elbasan Arena”.
Pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë, verilindorëve u duhej një fitore 3-0 ndaj skuadrës gjeorgjiane në shtëpi.
Por ekipi i Cungut ka bërë vetëm një pjesë të punës, duke fituar 2-0 falë dy penalltive të fituara e realizuara nga Rexhinaldo.
Pastaj, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, nuk ka ditur të konkretizojë me gjuajtje në kuadrat dhe i ka dhënë lamtumirën turneut pasi nuk gjeti golin e tretë në këtë duel.