Supersfida e javës së 8-të të Superiores do të jetë ajo mes Partizanit dhe Kukësit. Kryesuesit do të kenë punë me nënkampionët e vendit, të cilët vijnë nga disfata minimale e së enjtes në Korçë, e cila i ka zhvilancuar disi të besuarit e Cungut nga kreu.

Duke qenë një përplasje mjaft e rëndësishme, që ngërthen interesin e madh të dy tifozërive, klubi verilindor, që është organizatori i ndeshjes, ka nxituar të publikojë edhe çmimet e blietave, si dhe vendin e shitjes së tyre. Kujtojmë se do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit, më 8 tetor, ora 13:45.

Ja njoftimi i Kukësit me këtë rast:
“Biletat gjenden çdo ditë në:
– Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00 deri më 17:00.
– Pika në Kamëz, në rrugën “Skënderbeu”, ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07:00 deri më 22:00.
– Pika në Kukës, te rruga e Xhamisë, përballë market “Germizi”, nga ora 10:00 deri më 23:00.
– Pika në Elbasan, biletaria e stadiumit “Elbasan Arena”, çdo ditë nga ora 10:00 deri më 22:00.

Çmimet e biletave janë:
– Në tribunën VIP – 1500 lekë (të reja)
– Tribunat A dhe B – 1000 lekë
Tribunat D-E-F; C1-C2 dhe G1-G2-G3 – 500 lekë”.