Pas humbjes 2-1 nga Vllaznia, ka folur për mediat dhe zv/trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi.

Ai tha se humbja ndaj Vllaznisë ishte normale dhe se Kukësi nuk e la vetë lojën.

“Duhet të ishim më të qetë para portës, ka të bëjë shumë motivi. Trajneri bëri maksimumin për të motivuar skuadrën, por kështu shkoi. Nuk na vjen mirë, por do e lëmë pas.

S’është çudi e madhe të të mundi Vllaznia, ne na ka mundur Lushnja, edhe s’është thënë që e lamë. Vllaznia është një ekip i madh.