Kukësi dhe Partizani janë përkatësisht nënkampionë dhe kampionë dimri për këtë sezon të Superiores. Verilindorët e nisën edicionin futbollistik në mënyrën më të keqe të mundshme teksa me në krye trajnerin Peter Pacult, ishin larg pritshmërive.
Nga ana tjetër, rivalët e Partizanit njihnin vetëm progres dhe javë pas jave, skuadra e trajnerit Skënder Gega u konsolidua. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici nuk pajtohet lehtë me dështimin, ndaj mori masa duke larguar nga drejtimi i ekipit trajnerin Peter Pacult. Në vend të tij u emërua Armando Cungu.
Strategu shkodran e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar dhe tashmë ka arritur të vërë në shina ekipin verilindor. Kreu i klubit, Safet Gjici ka premtuar gjithçka për të plotësuar organikën. Synimi është i qartë.
Trofeu i titullit kampion sipas presidentit Gjici ka vetëm një destinacion: Kukës dhe jo kryeqytet. Mundësitë janë, financat po ashtu, tashmë radha e futbollistëve të dëshmojnë në fushën e blertë aftësitë e tyre./newsport/