Kukësi ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme përballë Erzenit, duke lëvizur nga vendi i fundit në klasifikim dhe hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë ku është përfshirë aktualisht.
Verilindorët kanë mundur me shifrat 3-1 Erzenin në një sfidë e cila ka prodhuar mjaft emocione, por sidomos në pjesën e dytë.
Vendasit ishin larg pritshmërisë në të parën dhe Erzeni krijoi raste e shënoi golin e avantazhit me anë të Maliqit.
Por në të dytë, ku loja u bë më e hapur me raste në të dy portat, ishte La Torre ai i cili bëri diferencën, me dy gola që sollën përmbysjen dhe i dhanë Kukësit fitoren e dytë të këtij kampionati.