Kukësi ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe duke mundur Bylisn në shtëpi me rezultatin 2-0, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Sfida nisi me raste të pakta nga të dyja skuadrat, ku pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në të dytën, verilindorët arritën të zhbllokoheshin në minutën e 64’ me Reshitin, i cili devijoi një gjuajtje të Ndrecës dhe më pas çoi topin në rrjetë.

Goli i dytë erdhi nga kapiteni Gjelbrim Taipi, i cili i dha goditjen e “KO” ballshiotëve.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kukësin, që shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e 5-të, duke hedhur sytë nga Europa. Ndërsa sa i përket Bylisit, vazhdon të zhytet në krizë, duke qëndruar në vendin e parafundit me 27 pikë.

REZULTATI:

KUKËSI 2-0 BYLIS

Rashiti 64′, Gj. Taipi 80′