Kukesi fiton serish dhe vazhdon te ruaje kryesimin e renditjes te Superliges. Sot ka mundur 3-1 Kukesin, madje duke permbysur rezultatin sepse ne fillim kane qene kurbinasit qe kane shenuar te paret.
Sfida nis vrullshëm nga të dy skuadrat, por janë miqtë që fillimisht duken më këmbëngulës në fushën e blertë. E pikërisht kjo këmbëngulje shpërblehet teksa arrihet të shënohet goli i parë nga NuAbueze. Nuk vonon dhe Kukësi barazon shifrat në 1-1 me Kristal Abazajn.
Pjesa e dytë flet në favor të verilindorëve të cilët dyfishojnë me Shkurtajn dhe më pas Et’hemi që vulos fatin e takimit. Pas kësaj ndeshje, Kukësi ngjitet në vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Laçi mbetet në kutoën e 32 pikëve.
Nuk ka fitues në Korçë me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Shumë raste të humbur, penallti e dyshimtë dhe dy gola që vendosën këtë ndeshje. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekur, ndërsa në të dytën shënohen dy gola.
Fillimisht Bregu fiton një penallti të dyshimtë që kthehet në gol nga Dita, ndërsa në fund të ndeshjes sulmuesi uruguajin Gaston shënoi golin e barazimit që në ndeshjen debutuese të tij. Më këtë barazim Bylis shkon në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Skënderbeu 28 pikë.