Ka qenë një ditë intensive për sa i përket zhvillimeve te Kukësi. Safet Gjici ka prezantuar ditën e sotme 2 futbollistët e rinj të ekipit.
Si fillim presidenti Gici ka treguar gjithë “peripecitë” që kanë kaluar në Gjeorgji, madje është shprehur optimist për sa i përket përmbysjes.
Ndërkohë janë prezantuar edhe 2 futbollistët e rinj të Kukësit, Cuculi dhe futbollist toure. “Kam fituar 2 trofe sezonin e fundit dhe kam ardhur këtu për të ndihmuar në arritje të objektivave.
Kukësi ka dëshmuar gjatë këtyreve viteve se ësht gjithmonë pretendente. Ekipi për këtë është ndërtuar. Jam rikthyer në Shqipëri sepse më bindi projekti i Kukësit” u shpre Cuculi.
Ndërkohë Oumar Toure u shpreh se do të ndihmojë për të arritur objektivat e vendosur.
“Është kënaqësi të jem këtu. E njoh këtë klub prej nj muaji. Do të jem menjëherë në dispozicion të ekipit. Jam i vetëdijshm se duhet të luftoj për të siguruar vendin tim në fushë.” Përfundoi Toure.