Kukësi vazhdon me përforcimet në këtë merkato dimir. Verilindorët kanë përforcuar kështu repartin e mbrojtjes me një element cilësorë.

Tashmë zyrtarisht Melos Zenunaj është lojtari më i ri që iu bashkohet verilindorëve. 23-vjeçari “blindon” kështu mbrojtjen e Kukësit dhe shton alternativat për Stavri Nicën.

“WELCOME MELOS ZENUNAJ

Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23 vjeçari, i lindur në Kline, vjen te Kukësi nga kampionati Kosovare nga ekipi i KF Liria

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Melos Zenunaj, i urojmë shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Melos.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Melos Zenunaj

Mosha: 23vjeç

Gjatësia: 1.84m

Kombësia: Kosovar

Pozicioni: Mbrojtes”, ka shkruar klubi.