Kukësi është rikthyer sërish te fitorja, kësaj radhe duke mundur në shtëpi Kastriotin me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Verilindorët dominuan pjesën më të madhe të takimit, teksa dhe krutanët u treguan disa herë të rrezikshëm përpara porte. Gjithsesi ishte Basha ai i cili me një gol në minutën e 49’, i dha fitoren vendasve.

Kështu Kukësi largohet nga zona e ftohtë e mbijetesës dhe ngjitet në vendin e 7-ë momentalisht me 25 pikë, ndërsa Kastrioti vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 20 pikë.

REZULTATI:

KUKËSI 1-0 KASTRIOTI

Basha 49′