Kukësi e mbylli me një humbje të thellë, ndeshjen e parë në turin e tretë eliminator në Europa League. Ndeshja në Gjeorgji, ndaj Torpedo Kutaisit, u mbyll në shifrat e thella 5-2.
Që në 15 minuta, Torpedo kishte shënuar dy herë, me Kukianidze, në dy gola fotokopje të dy të ardhur nga depërtime në krahun e djathtë të mbrojtjes së Kukësit, aty ku mungonte prej problemi të vizës mbrojtësi Maliqi.
Më pas, ishte Harba që në minutën e 22-të realizoi një gol fantastik, dhe ngushtoi përkohësisht shifrat.
Por, momenti i mirë i Kukësit u shua shumë shpejt, dhe Marin e Kamadze shënuan në minutat 28 dhe 31, dhe shënuan çuan shifrat në 4-1 në favor të gjeorgjianëve.
Pjesa e dytë më pas ishte më e qetë, dhe vetëm në fund u shënuan dy gola të tjerë, nga një për çdo ekip.
Në të 86-tën, Kapanadze shënoi pas një depërtimi personal, por 2 minuta më vonë ishte Plaku që shënoi golin e dytë për verilindorët me penallti.
Në fund, 5-2 në ndeshjen e parë, dhe tashmë gjithçka duket shumë e vështirë për ndeshjen e ardhshme për Kukësin.
Torpedo Kutaisi-Kukësi 5-2
GOL: Kukianidze 2′, 15′ , Marin 28′ , Kimadze 31′, Kapanadze 86′ / Harba 22′, Plaku pen. 88′