Java e fundit e fazes se pare te “Abissnet Superiore” ka dhuruar disa sfida shume interesante, por spikat mbi te gjitha ajo ne mes dy skuadrave qe kryesojne renditjen, Tiranes dhe Kukesit.

Kjo ndeshje ishte planifikuar te luhej ne stadiumin e ri te Kukesit dhe me te te behej inagurimi i tij, por duket se ky impiant sportiv ende nuk eshte gati per te pritur nje ndeshje futbolli.

Ne keto rrethana drejtuesit kukesiane kane planifikuar qe kete ndeshje ta luajne te henen ne oren 19.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Planifikimi keshtu eshte bere edhe nga ana e Federates Shqiptare te Futbollit dhe eshte e publikuar edhe ne faqen e saj.

Megjithate mbetet per t’u mesuar nese e kane marre aprovimin e drejtuesve te Bashkise Shkoder qe e kane ne pronesi kete stadium. Siç dihet, ne te i luan ndeshjet ekipi i Vllaznise qe ne fakt do te luaje neser aty ndeshjen e Kupes ndaj Pogradecit, e po ashtu edhe te shtunen ndeshjen e kampionatit ndaj Kastriotit.

Nga ana tjeter do te luaje serish javen e ardhshme ndaj Laçit po ne kete stadium dhe si rrjedhoje i bie qe brenda 10 ditesh ne te, te luhen plot 4 ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/