Ditën e premte Kukësi do të pres në shtëpi Partizanin. Sfida në “Kukës Arena” do të luhet në orën 13:00 dhe është e vlefshme për javën e 23-të. Kukësi nuk po kalon një moment të mirë pasi rrezikon zonën e ftohtë në renditje.
Fundjavën e kaluar ata u mundën nga Teuta në transfertë 1-0. Për ndeshjen me Partizanin e vendit të dytë, kuksianët kërkojnë mbështetje maksimale. Në një postim në rrjete sociale ata ju bëjnë thirrje tifozëve të jenë sa më të pranishëm në shkallët e stadiumit.
“Përballja është vendimtare për Kukësin dhe klubi shprehet se një moment i tillë mund të lihet pas vetëm me mbështetjen e tifozëve.
Të premten rikthehemi në Kukës për ndeshjen e javës së 23 e Abissnet Superiore. Skuadra jonë do të përballet me Partizanin dhe prezenca juaj në stadium, do të ishte një shtysë e madhe dhe forcë për ekipin.
Momenti i vështirë që skuadra po kalon, mund të lihet pas vetëm me mbështetjen tuaj. Të premten, ora 13:00 ju presim në “Kukës Arena”- shkruhet ne faqen zyrtare te klubit kukesian.