Kukësi synon të marrë vendin e parë përballë Vllaznisë, megjithëse edhe shkodranët kanë synim vetëm pikët e plota për t’u konfirmuar momentalisht mes skuadrave më të mira në Superiore. Dy skuadrat, do të provojnë forcën e tyre në “Elbasan Arena” në ndeshjen e javës së shtatë dhe të fundit për këtë javë.

Sa i përket formacioneve, Kukësi vjen me mungesa të rëndësishme ku sërish jashtë janë Musta dhe Et’hemi, ndërkohë që i shtohet edhe mungesa e Maliqit të ndëshkuar me karton të kuq. nga ana tjetër, Jonuz nuk ka preferuar të bëjë surpriza dhe ka hedhur në fushë formacionin që triumfoi përballë Skënderbeut.

Formacionet:

Kukësi: Xhika, Kitanovksi, Teqja, Obanor, Kotobelli, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.
Trajner: Shpëtim Duro

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Gligorov, Lika, Shtubina,
Trajner: Mirsad Jonuz.