Ndryshon orari i zhvillimit te ndeshjes Kukesi- Vllaznia e vlefshme per javen e shtate te kategorise Superiore. Ky takim nuk do te luhet ne oren 14.00 siç ishte thene deri me sot, por tre ore me vone, pra me 17.00.

Ky eshte njoftimi zyrtar qe ka publikuar pak minuta me pare Klubi i Futbollit Vllaznia ne faqen e tij. Me siguri qe ne shtyrjen e ketij orari ka nderhyre kompania qe transmeton ndeshjet e Superliges ngaqe pritet te jete nje takim interesant dhe shikueshmeria e tij ne oren e caktuar eshte me e madhe.

Per kuqeblute nuk ka aspak ndryshim orari, e rendesishme per ta eshte qe ta pergatisin si duhet kete ballafaqim shume interesant ndaj njerit prej ekipeve pretendente siç eshte Kukesi.

Ne “Elbasan Arena” te dy ekipet do te tentojne te marrin fitoren dhe ndonese kukesianet konsiderohen favorite, kjo nuk do te thote se Vllaznia heq dore kollaj nga pretendimet per te marre pike.

Trajneri Mirsad Jonuz e ka shprehur qarte qe nga ndeshja ne ndeshje, forma e ekipit te Vllaznise do te vije duke u rritur dhe per kete arsye, edhe ndaj Kukesit do synohet mosdalja pa pike.
www.shkodrasport.com