Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar sot afrimin e një elementi të ri në radhët e stafit të tij teknik. Italiani Daniele Nervi, i cili prej disa ditësh u ishte bashkuar verilindorëve, është nga sot zyrtarisht pjesë e tyre, pasi klubi ka bërë të ditur se do të jetë një nga asistentët e Cungut në rrugëtimin e këtij sezoni.
Nervi ka qenë pjesë e Vllaznisë si përgatitës fizik në periudhën kur kjo e fundit drejtohej nga Baldo Raineri dhe tani kthehet përsëri në vendin tonë për t’i bashkuar ekipit të Kukësit që e ka cilësuar “një vlerë të shtuar”.
NJOFTIMI I KUKËSIT
Ne kuadër të objektivave dhe të një ekipi modern, afrohet një profesionist tjetër në stafin e Kukësit!
Klubi i FK Kukësit ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me përgatitësin e njohur atletik, Daniele Nervi.
Përgatitësi italian ka punuar edhe në të kaluarën e tij në Shqipëri, me ekipin e Vllaznisë dhe eksperienca që mbart mbi shpatulla, është padyshim një vlerë e shtuar për klubin tonë.
FK Kukësi i uron suksese në sfidën e re!