Të shtunën në Burrel do të luhet ndeshja e fundit e fazës së tretë të kampionatit të kategorisë së parë, ajo në mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë B.

Trajner i skuadrës matjane prej pak javësh është emëruar lezhjani i mirënjohur Ridvan Kulli.

Të shtunën që shkoi, duke shfrytëzuar pushimin e Burrelit, ai ka qenë i pranishëm në fushën sportive “Reshit Rusi” për të ndjekur ndeshjen Vllaznia B- Tërbuni.

Padyshim që i interesonte të shihte paraqitjen e ekipit shkodran ngaqë këtë javë do të luajë me të në Burrel.

Ai shprehet i bindur se ekipi që drejton do ta fitojë me çdo kusht këtë ndeshje dhe bashkë me të, të sigurojë edhe qëndrimin në kategorinë e parë.

“Nuk ka shans të ndodhë tjetër gjë përveç fitores së Burrelit në këtë ndeshje. Jemi përgatitur për këtë gjë dhe Vllaznia nuk do të mundet të marrë as barazimin”- ka thënë ai.

Renditja aktualisht është si më poshtë:

6. Besa 22 pikë

7. Vllaznia B 21 pikë

8. Korabi 20 pikë

9. Tërbuni 19 pikë

10.Burreli 19 pikë
© shkodrasport.com