Memfis Depaj do të jetë lojtari i ri i Barcelonës. Në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi, teksa marrëveshja mes klubit spanjoll dhe Lionit që zotëron kartonin e lojtarit është arritur.

Gazeta e madhe holandeze, “De Telegraaf” shkruan se Barvelona ka arritur marrëveshjen për transferimin e Depajit për shifrën e 25 milionë eurove.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Kujtojmë se sulmuesi holandez është një dëshirë e madhe e trajnerit të katalanasve, Ronald Kuman, i cili i kishte kërkuar drejtuesve të bënin të pamundurën për ta afruar dhe tani gjithçka duket se është mbyllur