Marash Kumbulla është kthyer në një fenomen ndërkombëtar gjatë vitit të fundit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, i transferuar vetëm një ditë më parë te Roma, u kthye në një emër të njohur në merkaton e verës pasi ishin të shumtë klubet italiane e jo vetëm që e kërkuan para se të firmoste te verdhekuqtë.

“Kur e kuptova se më jepej mundësia të luaja për Romën, nuk m’u desh shumë kohë që të vendosja. Ed ija menjëherë se ishte klubi i duhur për mua. Ata treguan interes dhe unë u ndjeva mirë. Ata më treguan projektin, stafin, si dhe sola me trajnerin.

Tifozët e Romës, stadiumi dhe historia e këtij klubi të madh është e mrekullueshme, ishte shumë e lehtë që ta zgjidhnim. Për mua, Roma është vendi ideal për të vazhduar karrierën”, shpjegoi mbrojtësi për “The Guardian”, që ka publikuar një speciale për mbrojtësin shqiptar.

Kumbulla tregoi edhe rivalët më të vështirë me të cilët ishte ndëshkuar në këto vite në Itali dhe se ishte rritur falë këtyre përballjeve. “Ronaldo ka qenë një kundërshtar i vështirë, por jam munduar ta kufizoj me karakteristikat e mia dhe t’i paraprij. Dibala dhe Lukaku janë shumë të vështirë për t’u përballur, i pari për shpejtësinë e tij dhe i dyti për forcën.

Fitorja ndaj Juventusit është e paharrueshme pasi ishte në ditëlindjen time, nuk mund të kisha kërkuar për një dhuratë ditëlindje më të mirë. Kam përfituar nga fakti se kam luajtur kundër lojtarëve më të mirë në Itali në një moshë kaq të re. Më ka bërë të rritem më shpejt”, tha ai.

I pyetur se pse nuk kishte luajtur me Italinë, futbollisti ka treguar se nuk e kishte menduar kurrë të largohej nga komëbtarja shqiptare, të cilën kishte përfaqësuar që në moshë të vogël. “Italia është një vend i cili më ka dhënë shumë dhe ku pëlqej të jetoj.

Por zemra ime më ka thënë gjithmonë se ekipi im kombëtar është Shqipëria. E gjithë familja ime është prej atje dhe jam krenar për origjinën time. Prindërit e mi janë krenar për mua dhe unë jam i lumtur për këtë”, deklaroi Kumbulla. /vipsport/