Zhoze Murinjo ka vendosur që të përforcojë mesfushën, duke synuar Sasha Lukiçin, lojtarin e Torinos, si një përforcim.
Në mediat italiane ka qarkulluar lajmi që Roma do të përfshijë edhe Marash Kumbullën në këtë shkëmbim. Por arritja te Lukiç, mund të jetë më e ndërlikuar sesa pritej.
Presidenti i Torinos, Kajros, e ka cilësuar ekipin e tij si një dyqan të shtrenjtë. Nuk është rastësi, pasi çmimi i Lukiçit vlerësohet 15 milionë euro dhe klubi kërkon që të fitojë para nga shitja e tij.
Megjithatë, Roma nuk ka ndërmend që të vendosë në pjatë këtë shifër dhe për këtë arsye i ka propozuar Torinos një shkëmbim kokë më kokë me Kumbullën.
Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Torino, pasi mbrojtësi ka një pagë prej rreth 2 milionë eurosh në sezon dhe kjo shifër paraqet një pengesë të konsiderueshme.
Por edhe nga ana tjetër, Kajros kërkon që të arkëtojë para kesh nga shitja e Lukiç edhe pse mesfushori i ka prishur marrëdhëniet me klubin.