Kur jemi shumë pak ditë larg ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Shqipëria nuk ka zhvillime positive nga legjionarët. Aktualisht Reja ka të dëmtuar gjithë repartin e mbrojtjes.
Gjimshiti u dëmtua rëndë kundër Milanit dhe i humbi ndeshjet e Kombëtares.
Nga krahu tjetër Marash Kumbulla e la ndeshjen e Romës në mesin e pjesës së parë.
Gjithashtu edhe Hysaj nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme të Lacios ndaj Sampdorias, për shkakun e një dëmtimi dhe për të evituar ndalesën e gjatë.
Mbetet ende që të shohim zhvillimet që do të vijnë nga Hysaj dhe Kumbulla në ditët e ardhshme.