Nga KF Murlani ka patur “shigjetime” per menyren si i kane marre 3 lojtare vetem 4 dite para fillimit te kampionatit, por tek “Atletik Klub” nuk duan te merren me keto fjale. Nje nga drejtuesit e kesaj shoqate, pjese e te ciles tashme ka edhe nje ekip futbolli femrash e cila merr pjese edhe ne kampionatin kombetar, pikerisht Elis Legata, ka sqaruar gjithçka ne lidhje me keto perforcime por edhe menyren si eshte ndertuar ky ekip dhe objektivat e saj.
“Siç kemi treguar ne vite se dime te punojme mire me djemte, do te punojme ne te njejten menyre edhe me vajzat, por nuk dua te ngutemi. Eshte vetem viti i pare qe e kemi ekin e femrave dhe gradualisht do ecim edhe me rezultatet.
Morem miratimin e presidentit te AAS Arben Haveri per t’i marre vajzat qe kishin qene pjese e ketij ekipi dhe krijuam Atletik. Nuk kishim kohen ne dispozicion sepse vetem 1 apo 2 jave kishim kohe per t’u pergatitur per kampionat.
Patem edhe ne veshtiresite tona per ndertimin e ekipit sepse disa prej vajzave te AAS ishin larguar ngaqe nuk e dinin se çfare do behej me ta. Gjetem rreth 12-13 vajza dhe bashke me trajnerin e tyre Ditmar Rakaj u afruan tek Atletik.
Te investosh ne futbollin e femrave nuk eshte diçka e vogel por presidenti i “Atletik Klub” Elton Bungaja po e ben kete gje. Ka afruar se fundi ne ekip kater futbolliste qe me perpara kane qene pjese e ekipit “Juban Danja- Murlani”, te cilat gjeten mundesine per t’u afruar tek projekti jone.
Me kalimin e kohes besoj se do te bejme nje skuader dinjitoze per te qene pjesmarrese ne kampionatin shqiptar. Nuk do te rivalizojme, nuk kemi asnje problem me asnje ekip, por shohim vetem punen tone. Ne janar mund te kete ndryshime dhe prisni deri atehere”./SHKODRA-SPORT.COM/