Paraditja e se merkures ka sjelle nje ndryshim agjende per ekipin qipriot te AEL Limassol. Ai ka mberritur mbremjen e djeshme ne Shkoder ndersa sot kishte planifikuar te zhvillonte ne stervitje te lehte.
Kjo stervitje duhej te zhvillohej ne ora 10.00 ne fushen e kompleksit “Zmijani” por pak para nisjes per atje, stafi teknik ka vendosur ta anulloje.
Kjo pasi temperaturat e larta e kane detyruar trajnerin Dushan Kerkez të rregullonte programin. Dhe ne vend te fushes se stervitjes, e kane zevendesuar kete seance me kalimin e ekipit ne palester.
Nderkohe sonte ne oren 21.00 qipriotet do të stërviten në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku nesër do të zhvillohet ndeshja ne te njejtin orar.
AEL vjen ne Shkoder me avantazhin 1-0 te fitores ne ndeshjen e pare dhe kuptohet qe do te bejne cmos per ta ruajtur ate dhe per t’u kualifikuar per ne turin e trete te “Conference League”./SHKODRA-SPORT.COM/