Kundershtari i Vllaznise ne turin e dyte te “UEFA Europa Conference League” Universitatea Craiova e ka mbyllur me humbje serine e ndeshjene miqesore qe ka zhvilluar gjate fazes pergatitore ne Austri.
Pasditen e sotme ajo ka luajtur ndeshjen e katert miqesore duke u ndeshur me skuadren e Superliges austriake WSG Tirol ndaj te ciles eshte mundur me rezultatin 3-2. Takimi eshte luajtur me dy pjese nga 40 minuta secila.
Austriaket kane shenuar tre gola nga minuta e 16-te deri tek e 28-ta dhe me pas, jane zgjuar rumunet qe kane shenuar golin e pare fillimisht me ane te Andre Ivan ne minuten e 48-te dhe me pas po ky futbollist do te shenonte edhe golin e dyte nga pika e 11-metershit i cili u fitua nga Koljiç.
Perfundimisht 3-2 per WSG Tirol, skuader e cila eshte renditur e 9-ta ne Bundesligen austriake ne sezoni e fundit. Nderkohe Craiova ne kete ndeshje luajti me formacionin e meposhtem: Pigliacelli – Căpăţână, Papp, Screciu, Vătăjelu – Mateiu, Creţu, Gustavo, Baiaram – A. Ivan, Koljic.
Pas kesaj ndeshje, Universitatea do te kthehet ne Krajove per t’i dhene doren e fndit pergatitjeve per ndeshjen e pare te kampionatit te ketij vendi, ndeshje qe do te luhet me 15 korrik ndaj ekipit Sepsi OSK dhe nderkohe pastaj me 21 do jete ne Shkoder per t’u ndeshur me Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/