Vllaznia do të përballet në turin e parë të Ligës së Europës me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Linfild. Skuadra e Linfild është skuadra më e titulluar në vend, duke fituar 56 herë titullin kampion e 44 herë Kupën e Irlandës së Veriut.

Megjithatë, këto nuk janë trofetë e vetëm duke qenë se Linfild numëron mbi 200 trofe, duke përfshirë këtu edhe kompeticionet dhe Kupat që zhvillohen në këtë vend.

Vlera e klubit arrin në 3.29 milionë euro ndërkohë që ka vetëm një përballje me skuadrat shqiptare. Linfield është përballur vetëm një herë me Tiranën, ku në shtëpi ka fituar me rezultatin 2-1.

Në “Qemal Stafa” kanë fituar bardheblutë duke u kualifikuar, teksa ishte hera e parë që një skuadër shqiptare kalonte turin në Champions. Në transfertë, për Tiranën shënonte Minga ndërsa në Shqipëri, shënonte Kola.