Kundershtari i Vllaznise ne turin e dyte te “UEFA Europa Conference League” Universitatea Craiova po vazhdon perpjekjet e saj per te forcuar skuadren me te tjere lojtare cilesore. Pasi kane zyrtarizuar marrjen e mbrojtesit brazilian Raul Silva, tashme duan te marrin edhe mesfushorin me tipare sulmuese, Desley Ubbink.
Mediat rumune bejne te ditur se mesfushori hollandez kërkohet nga ana e trajnerit Balint, por të paktën për momentin ndryshimi midis kërkesave të njerëzve të Aradit, skuadres qe zoteron kartonin e tij dhe asaj që ofron administratori i Craiovas është i madh. Skuadra rumune ka bëre ofertën e saj për Desley Ubbink, mesfushorin holandez nga UTA Arad.
Kryesia e UTA-s nuk dëshiron të nisë asnjë diskutim me rumunët nën 500-600 mijë euro, ndërsa kreu i Craiovas nuk ofroi as një të katërtën e kësaj shume.
Craiova niset faktin se ata janë në gjendje të dyfishojnë pagën që merr Ubbink tek ekipi i tij aktual dhe futbollisti të kerkoje me detyrim largimin e tij nga Arad. Per momentin kjo transferte pritet te shtyhet por afati i mbylljes se merkatos eshte i gjate dhe gjithçka mund te ndodhe deri ne fund.
Desley Ubbink e ka aktualisht vleren 600 mije euro ne treg, por rumunet veshtire ta paguajne ate shume per te marre sherbimet e tij, ndonese i pelqen shume trajnerit te tyre./SHKODRA-SPORT.COM/