Ekipi i Shënkollit ditën e nesërme në përballjen ndaj Vllaznisë përveç mungesës së tifozëve për shkak të dënimit të fushës dhënë nga Disiplina, do të ketë edhe një problem tjetër.

Atë të dënimit edhe të tre lojtarëve titullarë po nga ky Komision. Kështu, Ruben Dani, Ilirjan Çaushaj dhe Emirjon Mirdita janë ndëshkuar me disa javë pezullim për shkak të incidenteve që kanë krijuar në ndeshjen e kaluar ndaj Dinamos.

Padyshim që ky është një favor për Vllazninë megjithatë trajneri Alcani po mundohet t’i zëvendësojë këta tre futbollistë me të tjerë, detyra e të cilëve do jetë po e njëjta:

Të luajnë fort për të ndalur kuqeblutë. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë tashmë sepse jo gjithçka varet nga dëshira.

Vllaznia e ka shfaqur hapur objektivin e saj per ta fituar edhe kete ndeshje, e cila do te jete e shtata rradhazi por do jete fusha e lojes qe do te percaktoje gjithçka.
© shkodrasport.com